Burri e bën për spital gruan në Fushë Kosovë, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Burri e bën për spital gruan në Fushë Kosovë, ajo e denoncon në Polici

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë pas mesnate edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 28-vjeçari dyshohet se ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

E gjendur para kësaj situate, 25-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur ngjarja. E njëjta ka marrë edhe tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat