Identifikohet personi që dyshohet se vodhi biçikletën e 1 mijë eurove në Pejë, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Identifikohet personi që dyshohet se vodhi biçikletën e 1 mijë eurove në Pejë, dërgohet në mbajtje

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur edhe me një person në Pejë, i cili dyshohet se pak ditë më parë vodhi një biçikletë në vlerë të 1 mijë eurove.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 29-vjeçari është identifikuar pas 4 ditësh në arrati dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat