Përleshja në Viti: Ky është i dyshuari që e sulmoi me shkop druri 25-vjeçarin

Kronikë e zezë

Përleshja në Viti: Ky është i dyshuari që e sulmoi me shkop druri 25-vjeçarin

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Dje u raportua për një përleshje që ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti, ku janë përfshirë dy persona. Për motive akoma të panjohura, njëri prej tyre ka sulmuar tjetrin dhe për pasojë përfundoi në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Alban Shabani, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

24-vjeçari po dyshohet se ka goditur viktimën me një shkop druri, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Posa rasti është denoncuar në Polici, viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 24-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat