Ndalohen katër policë dhe tre qytetarë, u përleshën fizikisht mes vete në Mazgit

Kronikë e zezë

Ndalohen katër policë dhe tre qytetarë, u përleshën fizikisht mes vete në Mazgit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:03
IPK

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar për një përleshje fizike që ka ndodhur mes katër zyrtarëve policorë dhe tre qytetarëve.

IPK-ja ka bërë të ditur se me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se zyrtarët policorë të cilët kanë qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private, kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë, të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi.

“Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën për media.

“Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’ nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast”.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetarëve për 48 orë.

“Veprimet tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat