Shtiu me armë në aheng, arrestohet vushtrriasi

Kronikë e zezë

Shtiu me armë në aheng, arrestohet vushtrriasi

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:12
Ilustrim

Një qytetar është arrestuar me dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në nj aheng familjar në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë dhe katër fishekë.

“Në orët e mbrëmjes së datës 03 gusht 2023, në Stacionin Policor në Vushtrri, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në rrugën “Bajram Miftari”, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, katër (4( fishek dhe gjashtë (6) gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar F. O., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat