Konflikt familjar në Fushë Kosovë, 38-vjeçari kërcënon kushëririn e tij

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Fushë Kosovë, 38-vjeçari kërcënon kushëririn e tij

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:26
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. E në shumë raste personat e përfshirë vijnë nga e njëjta familje.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Grabovc i Epërm në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 44-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se derisa po shkonte në pronën e tij, i dyshuari e ka ndalur dhe pas një konflikti verbal e ka kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, 38-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat