Digjet një fabrikë e mobiljeve në Prizren, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet një fabrikë e mobiljeve në Prizren, Policia jep detaje

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Një fabrikë në rrugen “Arta” në Prizren është përfshirë nga flakët, të premten në mbrëmje.

Në këtë fabrikë që merret me prodhimin e mobiljeve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, vlera e të cilave është goxha e majme.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 18:21 është raportuar se një punëtori, fabrikë e mobiljeve është përfshirë nga zjarri. Ajo gjendet në rrugën “Arta”, Policia bashkë me zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar. Të lënduar nuk ka pas por dëme të konsiderueshme materale nga zjarri”, u shpreh Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat