Dramë në një familje në Prishtinë: I moshuari e dëbon nga banesa gruan, e kërcënon me thikë

Kronikë e zezë

Dramë në një familje në Prishtinë: I moshuari e dëbon nga banesa gruan, e kërcënon me thikë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:24
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

72-vjeçari ka demoluar orenditë shtëpiake dhe më pas e ka dëbuar bashkëshorten e tij nga banesa nën kërcënimin e thikës.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga ngjarja, e moshuara ka kërkuar ndihmën e Policisë, teksa ka marrë edhe tretman mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin pasi i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat