Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Kronikë e zezë

Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Policia bën të ditur se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona (një mashkull dhe një femër) shtetas të Serbisë, që dyshohet të ketë hyrë në R. Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat