Shqetësuse: Nxënësi i klasës së nëntë në Fushë Kosovë kapet me thikë

Kronikë e zezë

Shqetësuse: Nxënësi i klasës së nëntë në Fushë Kosovë kapet me thikë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:50
Ilustrim

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Fushë Kosovë, pasi një nxënës i klasës së nëntë në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Selman Riza’ është kapur me thikë.

Njësitë policore kanë shoqëruar të miturin në stacion policor, ku është intervisutar në praninë e prindit të tij dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat