​Iu gjetën rreth 500 euro fals, arrestohet

Kronikë e zezë

​Iu gjetën rreth 500 euro fals, arrestohet

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar më 18 tetor 2023 në Vushtrri një person, pasi që gjatë kontrollit tek ai ka gjetur 466 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në një njoftim për media të policisë thuhet se fillimisht nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Vushtrri është ndaluar personi A.D., (33) mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë Jug ka vijuar me trajtimin e rastit, ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 euro të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim: 11x20 euro kartëmonedha, 108x2 euro monedha metalike, 20x1 euro monedha metalike dhe 20x 0,50 euro monedha metalike.

I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat