Katër persona tentohen të vriten në Graçanicë

Kronikë e zezë

Katër persona tentohen të vriten në Graçanicë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Katër persona kanë raportuar dje në polici se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Policia ka njoftuar se si pasojë e gjuajtjes me armë është dëmtuar vetura e viktimave.

Rasti është denoncuar të enjten në orën 05:00 në stacionin e policisë në Graçanicë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është hapur si tentim vrasje dhe përdorim i armës.

Hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat