Arrestohen dy vetë për shkatërrim të mjedisit në Zveçan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy vetë për shkatërrim të mjedisit në Zveçan

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 10:30 janë arrestuar dy vetë në fshatin Serbovc të Zveçanit, pasi që për të njëjtit dyshohet se kanë kryer gërmime me ekskavator dhe kanë shkatërruar mjedisin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Serbovc, Zveçan / 06.11.2023 – 10:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy meshkuj kosovarë, pasi që ishin hasur duke kryer gërmime me ekskavator, me ç’rast ku dyshohet se kanë shkatërruar mjedisin.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat