Vetaksident: BMW-ja bëhet llom, shoferi dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Vetaksident: BMW-ja bëhet llom, shoferi dërgohet në spital

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se vetura e përfshirë në këtë rast është e tipit BMW.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, përderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës”, tha Hoxha.

Ai iu bëri apel për kujdes vozitësve.

“Posaçërisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen më të rrëshqitshme”, apeloi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat