Përleshja në Lipjan/ Ky është personi që dyshohet se e bëri për spital 28-vjeçarin

Kronikë e zezë

Përleshja në Lipjan/ Ky është personi që dyshohet se e bëri për spital 28-vjeçarin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Media ka raportuar për një përleshje që ka ndodhur mes dy personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Magure të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Izet Ajvazi, 28-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ajvazi është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat