Plas sherri në një familje në Graçanicë: 31-vjeçari i dehur rrah djalin, bashkëshorten dhe babanë e moshuar

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Graçanicë: 31-vjeçari i dehur rrah djalin, bashkëshorten dhe babanë e moshuar

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha qytetarëve, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Graçanicë, ku një person në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të mitur, bashkëshortes dhe babait të moshuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë deklaruar se 31-vjeçari kishte shkuar i dehur në shtëpi dhe kishte tentuar ta mbys macen e tyre.

E më pas ai dyshohet që fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj djalit 9-vjeçar, çka bëri që gruaja e të dyshuarit të ndërhyjë dhe të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijën. Po ashtu, në rast është përfshirë edhe babai i të dyshuarit, i cili e ka pësuar keq, pasi u godit brutalisht nga i biri.

Ky i fundit dyshohet se i ka kërcënuar familjarët e tij me jetë, duke ngjallur frikë dhe shqetësim te ta.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat