Vdes shqiptari që po ndiqej nga policia dhe 25 vjeçarja italiane

Kronikë e zezë

Vdes shqiptari që po ndiqej nga policia dhe 25 vjeçarja italiane

Më: 1 shkurt 2013 Në ora: 00:14

Një vajzë 25 vjeçare italiane dhe një shqiptar 28 vjeçar kanë vdekur ditën e sotme gjatë një aksidenti automobilistik, pasi mjeti me të cilin udhëtonin dy shqiptarë që po ndiqeshin nga policia për vjedhje u përplas me makinën ku udhëtonte 25 vjeçarja italiane.

Sipas të dhënave të policisë së vendit fqinj, mjeti tip Ford Fiesta ku udhëtonin dy shqiptarët, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte doli nga korsia duke u përplasur me makinën ku udhëtonte 25 vjeçarja Maria Elena Petruccioli, e cila për pasojë ka humbur jetën në vend. I vdekur ka mbetur gjithashtu edhe njëri nga shqiptarët, një i ri 28 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Dy shqiptarët ishin vënë në ndjekje nga policia pasi kishin vjedhur në banesën e një shtetasi italian në Aquila, por gjithçka ka përfunduar në mënyrë tragjike, duke shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat