Aksident në Kaçanik, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Kaçanik, katër të lënduar

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Kështu tha Qazim Reka, major i policisë në rajonin e Ferizajt.

“Janë kryesisht lëndime të lehta trupore. Tre janë dërguar në QKMF në Kaçanik, derisa njëri është dërguar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat