Konflikt familjar në Prishtinë, motra rrah motrën - intervenon Policia

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Prishtinë, motra rrah motrën - intervenon Policia

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Prishtinë, pasi e njëjta është dhunuar fizikisht nga motra e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti me motrën e saj, 46-vjeçarja është sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 38-vjeçares është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat