Kapen afro shtatë mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë

Kronikë e zezë

Kapen afro shtatë mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth shtatë mijë euro të falsifikuara në Preoc të Graçanicës dhe te rrethi në Fushë-Kosovë.

Në Fushë-Kosovë më darën 11.12.2023 janë deponuar 364 euro shumica e tyre me vlerë 2 euro, ndërsa bë Graçanicë janë deponuar 6590 euro të gjitha nga 2 euro, kanë njoftuar zyrtarët e bankës.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë   11.12.2023.   Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

“ Preoc, Graçanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat