Prizrenasi shkakton vetaksident: E braktis veturën dhe ikë - Policia ia gjen drogën

Kronikë e zezë

Prizrenasi shkakton vetaksident: E braktis veturën dhe ikë - Policia ia gjen drogën

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Numri i aksidenteve në trafik është rritur shumë. Pothuajse në shumicën e rasteve, aksidentet shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Kështu ka ndodhur edhe të premten në Prizren, ku një përson është vetaksidentuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se ajo që është më e pazakontë është se shoferi i dyshuar ka braktisur edhe veturën dhe ka ikur në këmbë.

Përveç që shkaktoi aksidentin, i dyshuari është futur në telashe dhe për shkak të posedimit të subtancave narkotike.

Në vendin e ngjarjes, njësia policore ka gjetur një sasi të marihuanëës, që është sekuestruar si provë materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat