Arrestohet personi i cili po kërkohej nga policia për kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i cili po kërkohej nga policia për kanosje

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:42
Personi i kërkuar nga Policia

Është arrestuar personi i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Një ditë më parë, Policia ka publikuar fotografinë e tij duke kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.

Veprën penale ai dyshohet se e ka kryer më 30 dhjetor të 2023-s në rrugën “Villiam Voker”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatën për media.

Me datën 05.01.2024, hetues policorë në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar qe i njëjti të ndalohet për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, vijon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat