Ndalohet futja e 4 mijë e 200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ndalohet futja e 4 mijë e 200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 17:46
Paratë e konfiskuara

Sot është parandaluar një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Oficerët korrektues kanë arritur që të ndalojnë futjen e disa parave të gatshme, në vlerë prej 4 mijë e 200 euro.

Mjetet monetare ishin të dedikuara për një të burgosur, ndaj të cilit është iniciuar procedurë disiplinore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat