Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, 22-vjeçari nga Kaçaniku përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, 22-vjeçari nga Kaçaniku përfundon në Polici

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë intervistimit, i riu ka pranuar se ka shtënë në ajër me armën e cila është në pronësinë e babait të tij dhe për të cilën posedon leje të lëshuar nga organet kompetente.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të riut të nisin hetimet për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ndërsa arma me karikator janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat