Sherr në një familje në Prishtinë: Babai i hyn dajak vajzës pasi kërkoi ta vizitojë një familjare, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Sherr në një familje në Prishtinë: Babai i hyn dajak vajzës pasi kërkoi ta vizitojë një familjare, përfundon në Polici

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:22
Ilustrim

Viti që lamë pas nisi e përfundoi me raste tragjike të grave të vrara. Rastet e dhunës në familje pothuajse çdo ditë janë rritur dhe vajzat e gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta, të keqtrajtimit fizik e psikik kryesisht nga familjarët e tyre.

Ato shpesh kërkojnë mbrojtje institucionale, por jo gjithmonë shteti arrin t’i mbrojë.

Në mesin e plot rasteve të dhunës në familjet kosovare që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, Sinjali ka mësuar për një ngjarje të tillë që u raportua mbrëmë në Prishtinë.

Burimet nga Prokuroria thonë se këtë herë një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të bijës së tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Siç mësohet bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, babai i saj e ka rrahur për të mos e lejuar të shkojë për vizitë te një familjare e saj.

Pasi rasti u zbulua, Policia intervenoi në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat