Vetura godet një këmbësore në Besi, 51-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësore në Besi, 51-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë, pasi e njëjta është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është 51-vjeçare dhe e njëjta është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Besi, të komunës së Prishtinës.

Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore, rreth 51 vjeçe,  e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Sipas Policisë, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrur masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, vozitësi i veturës, mashkull, 23 vjeç,  me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, prej 48 orësh”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat