Dyshimet për tradhti mollë sherri mes çiftit në Ferizaj, burri e bën për spital bashkëshorten

Kronikë e zezë

Dyshimet për tradhti mollë sherri mes çiftit në Ferizaj, burri e bën për spital bashkëshorten

Më: 21 janar 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku viktimë është një 26-vjeçare.

Mësohet se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie për shkak të dyshimeve të burrit se gruaja po e tradhton. I dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me telefon e me grushte, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar në shtëpinë e tyre.

Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat