I burgosuri rrah dy gardianë në burgun e Pasjakut

Kronikë e zezë

I burgosuri rrah dy gardianë në burgun e Pasjakut

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:09
Ilustrim

Dy gardianë në bugun e Pasjakut në Novobërdë janë sulmuar nga një i burgosur.

Sipas Policisë, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se për rastin është njoftuar prokurori.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat