Ndalohen shtetasit e Shqipërisë dhe Gjermanisë në Bllacë, automjeti i tyre dyshohet se ishte i vjedhur

Kronikë e zezë

Ndalohen shtetasit e Shqipërisë dhe Gjermanisë në Bllacë, automjeti i tyre dyshohet se ishte i vjedhur

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Dje në orën 17:00 në vendkalimin kufitarë në “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar 22-vjeçarin A.M. nga Republika e Shqipërisë dhe 21-vjeçari V.S. nga Republika Federale e Gjermanisë, njoftojnë nga MPB.

“Gjatë kontrollit kufitarë është konstatuar se automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i cili drejtohej nga A.M., ndërsa V.S. ishte udhëtarë, ishte regjistruar në bazën e Interpolit si i vjedhur”, thonë nga MPB.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedim të mëtejshëm.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat