Arrestohen katër persona, Policia tregon se çka sekuestroi

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona, Policia tregon se çka sekuestroi

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:52
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Peje, Stacionet Policore në Klinë dhe Deçan, gjatë aktiviteteve Policore kanë bastisur disa lokale në disa lokacione në zonat e tyre të përgjegjësisë me ç‘rast tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion”.

Të arrestuarit janë: S. G. i lindur me 1990; V. O. i lindur me 1986; A. SH. i lindur me 1976; E. D. i lindur me 2002.

Policia ka treguar edhe se çka ka sekuestruar:

“Një (1) revole M-57 cal 7.62 mm; Një (1) karikator; Shtatë (7) copë fishek caliber 7.62×25 mm; Një (1) revole EKOL cal 7.65 mm;Një karikator; Dy (2) copë fishek cal 7.65 mm; Një (1) Pistolet TT cal 7.62 mm; Një (1) karikator; Tetë copë fishek 7.62x25mm; Një (1) karikato; Shtatëmbëdhjetë (17) copë fishek 12 GA; Tre (3) copë fishek cal. 308 PPUËin; Një (1) revole, caliber 9 mm pa numër serik; Një (1) karikator; Pesë (5) fishek Caliber 9×19 mm.”

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat