​Arrestohet personi i dënuar me dy muaj e gjysmë burg në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Arrestohet personi i dënuar me dy muaj e gjysmë burg në Kaçanik

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P. (31).

Ai ishte i kërkuar për veprën penale dhunë në familje me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat