Ky është 29-vjeçari që u arrestua pasi dyshohet se goditi me ekskavator punëtorin në Skenderaj

Kronikë e zezë

Ky është 29-vjeçari që u arrestua pasi dyshohet se goditi me ekskavator punëtorin në Skenderaj

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Zejnullahu nga Mitrovica. Kryefamiljari, Vesel Zejnullahu, humbi jetën tragjikisht në moshën 65-vjeçare, si pasojë e plagëve të rënda që mori pasi dyshohet se u godit një ekskavator te një gurthyes në fshatin Qirez të Skenderajt. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa është arrestuar një person.

Media mëson ekskluzivisht se në pranga ka rënë Besmir Bucolli, 29-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur te gurthyesi ‘Erti SH.P.K’ në Skenderaj, ku Bucolli teksa po drejtonte ekskavatorin, dyshohet se ka goditur tashmë të ndjerin, Vesel Zejnullahun, duke i shkaktuar lëndime që rezultuan të jenë fatale për të.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa 29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat