Gara me makina, policia gjobit dy vozitësit që po bënin gara me BMW dhe Audi A6

Kronikë e zezë

Gara me makina, policia gjobit dy vozitësit që po bënin gara me BMW dhe Audi A6

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Mbajtja e garave me makina në rrugët e Kosovës po vazhdon edhe pas tragjedisë që ndodhi javë më parë ku mbetën të vdekur tre të rinj.

Të hënën, policia ka gjobitur dy vozitës të cilët po garonin me vetura të tipit BMW dhe AUDI A6.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, nga njësiti i trafikut rajonal, janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura”, njofton policia.

Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat