Detaje: Ky është motivi i incidentit te ‘Xhambazët’ ku u përfshinë dy familje

Kronikë e zezë

Detaje: Ky është motivi i incidentit te ‘Xhambazët’ ku u përfshinë dy familje

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa është publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident.

Sipas informacioneve të para, palët e përfshira, të dyshuarit Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur) në njërën anë dhe viktimat që u plagosën Mehmet Metolli e Ataola Tahiri, dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëhershëm që tentuan t’i japin fund sonte.

Media ka mësuar se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat