Familja në Bërnicë në hall nga djali i tyre, ja ku detyrohen të flenë pas kërcënimeve se do t’i vrasë

Kronikë e zezë

Familja në Bërnicë në hall nga djali i tyre, ja ku detyrohen të flenë pas kërcënimeve se do t’i vrasë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Në hall nga djali i tyre janë edhe një familje në fshatin Bërnicë në Prishtinë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet kanë bërë me dije se prindërit dhe vëllai i 25-vjeçarit kanë deklaruar se i dyshuari i ka kërcënuar me jetë, gjë që ka ngjallur frikë dhe shqetësim te ta.

Bazuar në dëshminë e tyre, për shkak të gjendjes së krijuar, janë detyruar që të flenë në parkingun e një pompe derivatesh.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat