Këta janë pesë të arrestuarit për rrahjen në qendër të Prishtinës, dy prej tyre u theren me thikë

Kronikë e zezë

Këta janë pesë të arrestuarit për rrahjen në qendër të Prishtinës, dy prej tyre u theren me thikë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Luan Haradinaj’, ku si pasojë e një përleshjeje, dy persona janë therur me thikë.

Media merr vesh se të lënduarit janë Orges Hajdini dhe Besnik Lahu.

Për të njëjtit burimet e medias brenda Emergjencës bënë me dije se pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e tyre është stabilizuar dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu tretman mjekësor kanë marrë edhe tre personat tjerë që u përfshinë në rrahje.

Të njëjtat burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se të lartë-cekurit janë Etnik Selimi, Riad Sadiku dhe Elion Dedinca.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion policor.

Burimet e medias njoftojnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, ku pas një konflikti në trafik, ka plasur sherri edhe fizik, me ç’rast janë përdorur edhe mjetet e mprehta.

Të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat