Zhduket një grua në Podujevë, babai dhe bashkëshorti i saj kërkojnë ndihmën e Policisë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket një grua në Podujevë, babai dhe bashkëshorti i saj kërkojnë ndihmën e Policisë për ta gjetur

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar së fundi edhe dy burra nga fshati Obranqë në Podujevë, të cilët kanë raportuar se vajza, respektivisht bashkëshortja, është larguar nga shtëpia të shtunën mbrëma dhe s’dinë gjë për fatin e saj.

Media mëson se babai dhe bashkëshorti i viktimës kanë deklaruar se gjatë kësaj kohe kanë pritur që gruaja e cila është nënë e katër fëmijëve, do të kthehet, por ajo s’është bërë e gjallë që nga 17 shkurti.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së 31-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat