Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, nga ku nuk është raportuar për të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

“Rreth orës 03:00 është  pranuar informatë  për një incident zjarri  i ndodhur në një  banesë  në  rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.

“Lidhur me rastin një  person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të  prokurorit i është  caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat