Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Kjo pasi i arrestuari kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja  me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat