​Një muaj paraburgim për policin nga Gjakova që dyshohet se i mori 1000 euro ryshfet

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për policin nga Gjakova që dyshohet se i mori 1000 euro ryshfet

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj T.Gj. dhe B.K., të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “dhënia e ryshfetit”.

Përmes një njoftimi, gjykata thotë në arsyetimin e masës së paraburgimit se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, ”Dhënia e ryshfetit’’”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të iu llogaritet prej kohës së arrestimit, me 23 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 2024, përkatësisht 24 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri me 24 mars 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat