Një shtëpi në Vushtrri kaplohet nga zjarri, raportohen vetëm dëme materiale

Kronikë e zezë

Një shtëpi në Vushtrri kaplohet nga zjarri, raportohen vetëm dëme materiale

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e së enjtes, në Vushtrri një shtëpi është kapluar nga zjarri derisa janë raportuar vetëm dëme  materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në  Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit”.

“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar tutje Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat