Shoqërohet në polici 15-vjeçari, dyshohet se theu derën e hyrjes së një shkolle në Shtine

Kronikë e zezë

Shoqërohet në polici 15-vjeçari, dyshohet se theu derën e hyrjes së një shkolle në Shtine

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar është shoqëruar në polici pasi dyshohet se më 19 shkurt të këtij viti e kishte thyer derën e hyrjes në shkollën “Lasgush Poradeci”.

Në njoftimin e policisë thuhet se hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin në fjalë.

“Në prani të prindit të tij dhe avokatit  mbrojtës me detyrë zyrtare është  intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar ‘Dëmtim prone'”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat