E rëndë: 38-vjeçari në Gjilan tenton vetëvrasjen me armë zjarri, dërgohet i plagosur në QKUK

Kronikë e zezë

E rëndë: 38-vjeçari në Gjilan tenton vetëvrasjen me armë zjarri, dërgohet i plagosur në QKUK

Më: 12 mars 2024 Në ora: 22:39
QKUK

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjilan, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës me armë zjarri, në garazhin e shtëpisë.

Burimet brenda Emergjencës në Gjilan kanë bërë me dije se viktima është dërguar fillimisht aty dhe më pas është bartura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Në vend të ngjarjes janë sekuestruar arma dhe gëzhoja si prova materiale ku dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat