Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”, prezanton pasaportë të falsifikuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”, prezanton pasaportë të falsifikuar

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:05
Aeroporti Adem Jashari

Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për falsifikim te dokumentit.

Sipas raportit, i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve në aeroportin ”Adem Jashari”, ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se ishte e falsifikuar.

Bëhet e ditur se pasaporta është sekuestruar derisa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat