Arrestohet në kufi edhe personi i katërt për djegien e objektit të Gjykatës Themelore në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet në kufi edhe personi i katërt për djegien e objektit të Gjykatës Themelore në Kaçanik

Më: 15 mars 2024 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe personin e katërt në rastin e zjarrvënies në objektin e Gjykatës Themelore, degës në Kaçanik.

Sipas policisë, i dyshuari E.R., i moshës 29-vjeç është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit.

“Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës, policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, nën dyshimin për veprën penale “zjarrvënie” në objektin e Gjykatës Themelore, degës në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat