​Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka arrestuar personin me inicialet G.M. (43), shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ai ishte në kërkim nga autoritetet në Shkup për veprat penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve me dënim burgimi katër vjet e nëntë muaj.

Deri tek arrestimi ka ardhur pas marrjes së informatave se në Ferizaj në një lokacion, po qëndronte për disa ditë një person i paidentifikuar.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë për raste të ndryshme duke njoftuar stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat