Të dyshuarit për të shtënat në Prishtinë janë 15-vjeçarë, sekuestrohet arma e zjarrit

Kronikë e zezë

Të dyshuarit për të shtënat në Prishtinë janë 15-vjeçarë, sekuestrohet arma e zjarrit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Incidentet në kryeqytet nuk po kanë të ndalur. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan edhe dje në rrugën “Shpëtim Robaj”, me ç’rast u arrestuan dy personat e dyshuar.

Siç mëson media, dy të dyshuarit janë të mitur, të dy të moshës 15-vjeçare, që u shoqëruan gjatë ditës se djeshme në Polici.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë lënë të lirë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Media dje raportoi se njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur gëzhojat e armës që dyshohet se është përdorur.

Edhe arma e përdorur nga të dyshuarit është sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka marrë vendim për inicimin e hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat