Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

Kronikë e zezë

Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia ka ndalur një automjet në Graçanicë të cilën e drejtonte një i mitur.

Në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollin janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë.

“Njësiti policor gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet të cilën e drejtonte i mituri i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat