Tentim vrasje në një kompani ndërtimi në Prishtinë: 49-vjeçari e rrah një punëtor, djali i tij e ther

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në një kompani ndërtimi në Prishtinë: 49-vjeçari e rrah një punëtor, djali i tij e ther

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Rastet e përleshjeve dhe tentim vrasjeve janë rritur me të madhe. Në këto incidente, jo rrallëherë përdoren edhe armët e mjete të tjera të rrezikshme, që shumica e të dyshuarve i mbajnë pa autorizim. Një rast i rrahjes dyshohet se ka ndodhur edhe sot në një kompani ndërtimi në Prishtinë.

Media ka mësuar se një punëtor është sulmuar nga dy persona, njëri prej të cilëve edhe e ka therur me një mjet të mprehtë.

Në bazë të informacioneve të para, fillimisht një 49-vjeçar i kishte shkuar viktimës deri te puna, ku dyshohet se e ka sulmuar për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Për të mos mbaruar me kaq, edhe djali i të dyshuarit  është përfshirë në përleshje, duke e goditur me thikë në gjoks punëtorin.

Për pasojë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat