Arrestohet ferizajasi, kërkohej për ngacmim dhe vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet ferizajasi, kërkohej për ngacmim dhe vjedhje

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili kërkohej për veprat “Ngacmim dhe Vjedhje”.

Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej 160 ditësh.

“Me datën 12.04.2024 rreth orës 15:30 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale: ‘‘Ngacmim dhe Vjedhje”  me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat